Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Buxheti vjetor për investimet në trashëgiminë kulturore, më i larti ndonjëherë

Gazeta10
08 Korrik 2024 - 13:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për buxhetin vjetor për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore, ku sipas Kurtit, është më i lartë sesa në vitin 2021.

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se dy dekadat pararendëse bashkë”, shkruan Kurti.

Kryeministri Kurti, shkruan për përfundimet e restaurimeve dhe punimet që ende po vazhdojnë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.