Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Dakordimi në Ohër të zbatohet plotësisht dhe menjëherë

Gazeta10
16 April 2023 - 14:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ajo për të cilën është arritur marrëveshje në Ohër më 18 mars, duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Në një postim në Twitter, derisa ka shkruar për marrëveshjen e fundit që Kosova dhe Serbia kanë arritur në Ohër, ai ka thënë se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe me vonesa.

“Kemi kaluar dy vjetët e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.