Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti deklarohet për situatën në veri, prezanton dy kërkesa për raportet me Serbinë

Gazeta10
29 May 2023 - 14:35

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se situata në veri të vendit duke të qetësohet por edhe Marrëveshja Bazike në Bruksel duhet të zbatohet,  shkruan Gazeta10.

Ai përmes një njoftimi në twitter tha se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.

Ndryshe, Qeveria Kurti ka marrë kritika të vazhdueshme nga ndërkombëtarët për veprimet në vend.

Madje, edhe Sekretari i SHBA-së, Blinken e kishte kritikuar Kosovën për veprimet e saj, ndërsa jo Serbinë për mobilizimin ushtarak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.