
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në qeveri diplomatin e jashtëm çek Jan Lipavsky, raporton Gazeta10.
Lipavsky gjendet në Kosovë në një vizitë zyrtare dhe para takimit me Kurtin ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai pritet ta takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në takimet që ka zhvilluar deri më tani diplomatin i jashtëm çek Jan Lipavsky me krerët e shtetit në qendër të diskutimeve ka qenë Liberalizimi i Vizave. / Gazeta10