
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Rishi Sunak për pozitën e Kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova e Britania kanë prioritete të përbashkëta, raporton Gazeta10.
“Pres të punoj me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, si dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar ai./Gazeta10
Congratulations to @RishiSunak on his appointment as Prime Minister of the United Kingdom. As longstanding allies, 🇽🇰 & 🇬🇧 have common principles & priorities. I look forward to working w/ PM Sunak to further strengthen our bilateral relations & promote our shared values.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 25, 2022