
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Nenad Rashiqin, Ministër për Komunitete dhe Kthim, raporton Gazeta10.
Ky lajm është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. / Gazeta10