Gazeta10

“Kurti ëndërron të veshë uniformën”, Vuçiq komenton tekstin e kryeministrit në “New York Times”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjetur kohë për ta komentuar tekstin autorial të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të publikuar në prestigjiozen amerikane “New York Times”.

Vuçiq në një adresim për media tha se Kurti është ai që sipas tij “dëshiron luftë, sepse ëndërron të veshë një uniformë dhe të aktrojë “Zelenskyn e vogël” në Ballkan, por që të do të mbetet ëndërr e parealizuar”, shkruajnë mediat në Serbi.

Ai tha se Serbia bashkëpunon me Rusinë pak më shumë se sa do të donte Kurti, dhe më pak se sa do të donte ai .

“Marrëzi kush do luftë… Ai do luftë, sepse gjithë jetën dëshiron të veshë uniformën dhe të veprojë në Ballkan si “Zelensky i vogël”, por dëshira e tij nuk do të realizohet “

Kurti në tekstin autorial të titulluar “Mos dyshoni në NATO-n. I shpëtoi popullin tim” i kërkon SHBA-së të mos e zvogëlojë rëndësinë e paktit të NATO-s dhe njëherësh ka përmendur bashkëpunimin ushtarak të  Serbisë në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq me Rusinë.

“Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë minimizuar rëndësinë e NATO-s. Shumë partnerë evropianë shqetësohen se pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, angazhimi amerikan ndaj aleancës do të zbehet”.

“Nën drejtimin e zotit Vuçiq, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se “Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur