
Kryeministri, Albin Kurti përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram, e quajtur moment historik anëtarësimin e Kosovës në BE.
Kurti ka shkruar se “Evropa është kontinenti ynë, e Bashkimi Evropian fati ynë. Nuk duam asnjë derë të pasme, as rrugë të shkurtër. Ne duam ta ndërtojmë BE-në në vendin tonë me popullin tanë”, shkruan Gazeta10.
Ai po ashtu ka falenderuar për mbështetje ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský dhe ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.
Postimi i plotë:
Këtë javë bëmë hapin e parë dhe historik në rrugëtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse Evropa është kontinenti ynë, e Bashkimi Evropian fati ynë. Nuk duam asnjë derë të pasme, as rrugë të shkurtër. Ne duam ta ndërtojmë BE-në në vendin tonë me popullin tanë.
I falënderoj edhe një herë ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský dhe ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e dhënë.