Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti flet për masa të reja të sanksioneve, por ka një porosi për opozitën

Gazeta10
03 July 2023 - 10:54

Kryeministri  Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi kanë inspektuar fillimit e punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ai në një konfernecë për media gjithashtu ka raportuar se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por sipas tij, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës si dhe  duhet të shqytohet të gjitha grandet dhe nuk duhet të mbeten të ngujuar pasi që kjo shkakton mungesë në ekonomin e vendit.

Ai gjithashtu deklaroi të hënën se rreth 149 milionë euro janë të bllokuara.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anulua, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë. Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.