
Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar qytetarët përfitues të asistencës sociale dhe nënat vetushqyese që të aplikojnë për Thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje e cila do të jetë e hapur deri më 2 nëntor.
Kurti përmes një statusi në Facebook, se përmes subvencionimit nga Qeveria do të ndihmohen këto kategori që të tejkalojnë sa më lehtë dimrin, shkruan Gazeta10.
“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Kurti mes tjerash.
Postimi i plotë: