Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti harron grevën, prezanton ndihmat financiare për punëtorët e sektorit publik

Gazeta10
03 September 2022 - 12:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën ka prezantuar ndihmat financiare, sipas tij për ta përballur më lehtë inflacionin.

Nga shtatori, ka thënë ai do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë për muajt e mbetur të këtij viti fiskal, ndërsa do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Nga shtatori po ashtu pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet dyfish fatura, për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak se në muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Sipas Kurtit, në nëntor pritet të ndahen edhe nga 100 euro për studentët.

“Do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.