Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti injoron komunat e partive tjera, çon 52% të investimeve në ato ku qeverisë VV

Gazeta10
05 December 2022 - 9:59

Instituti GAP, pas analizimit të ndarjes buxhetore për vitin 2023 për komunat e Kosovës, ka dalur në konstatim se ekzekutivi ka favorizuar komunat të cilat udhëhiqen nga VV-ja, raporton Gazeta10.

Madje GAP ka thënë se Qeveria ka ndarë rreth 52% të buxhetit për investime të reja në komunat e pakta që ka VV-ja ku popullsia është 9%  dhe vetëm 1% investime në komunat që udhëhiqen nga AAK-ja të cilat përfaqësojnë 8% të popullsisë.

Për dallim nga ndarja e mjeteve për investime në komunat e AAK-së, buxheti nuk qëndron keq në ndarjen për komunat ku drejtuese janë LDK e PDK.

“Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek komunat e udhëhequra nga LVV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë. Ndërkaq, në komunat e udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vërehet një ndarje më e balancuar e buxhetit në raport me madhësinë e komunave dhe popullsisë. Ndërkaq, komunat e udhëhequra nga AAK do të përfitojnë vetëm 1% të investimeve të reja kapitale nga niveli qendror përkundër se ato mbulojnë 8% të territorit të Kosovës dhe përfaqësojnë 8% të popullsisë”, thuhet në raportin e GAP-it.

Në analizën e tyre, GAP ka gjetur se ka një rritje pre 464 milionë euro në shpenizme dhe se 75 milionë euro më shumë janë ndarë për paga dhe mëditje më 2023, prej të cilave 65.1 milionë euro si kontigjencë për të mbuluar koston e një ligji të ri për pagat.

Poashtu GAP ka gjetur se janë krijuar 1,435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit, etj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.