Gazeta10

Kurti: Ka rrezik të lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se do të ishte papërgjegjësi nëse do ta thoshte të kundërtë, e sidomos tani pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia në Ukrainë.

Kurti këto komente i ka bërë në një intervistë për gazetën italiane La Republicca.

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën ” – tha Kurti.

Kurti ka thënë se rreziku nuk është shumë i lartë meqë NATO është në Kosovë, por ai është i lartë.

Kujtojmë se Kosova para pak ditëve është përballur me tensione të mëdha në veriun e vendit ku serbët lokal atje kishin bllokuar rrugët në shenjë kundërshtimi ndaj paralajmërimit për vendosjen e masave të reciprocitetit në dokumente të kalimit kufitar si dhe targa. Situata ishte qetësuar pasi institucionet e Kosovës pranuar propozimin amerikan për shtyerje një-mujore të këtij vendimi. / Gazeta10.

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë