Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti: Kosova është e përkushtuar në rrugën drejt integrimeve euroatlantike

Gazeta10
03 October 2022 - 19:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takimi lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari.

Kurti falënderoi Kajarin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti e vlerësoi lartë bashkëpunimin gjatë kësaj kohe, veçanërisht në uljen e tensioneve në veri të vendit tonë.

“Përvoja dhe lidershipi juaj i madh luajti një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e situatës dhe ruajtjen e kohezionit në KFOR, pavarësisht sfidave”, tha Kurti.

Ndërsa, gjeneral major Kajari e falënderoi kryeministrin Kurti për diskutimin e hapur dhe gatishmërinë e dëshmuar për bashkëpunim. Po ashtu, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe të sigurisë në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.