Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

11 vjeçarja, Kurti prokurorëve e gjyqtarëve: Çfarë morali keni ju, në polici pati dy dorëheqje

Gazeta10
02 September 2022 - 15:10

Disa ditë më parë qytetarët u tronditën nga rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë nga pesë persona, ndërsa Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit të cilët ndodhen në paraburgim për 30 ditë, raporton Gazeta10.

Për rastin në fjalë, të mërkurën u mbajt edhe një protestë masive në Prishtinë, ndërsa dy zyrtar Ali Gashi nga pozita e drejtorit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

Të dy dorëheqjet u tha se u dhanë si akt moral.

E këtë çështje sot e ka rikthyer kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili theksoi se nuk mjaftojnë këto dy dorëheqje, duke pyetur se ku është morali i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai shtoi se sot është dita e tretë e dhunimi të 11 vjeçares , ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.