Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Luledielli, kulturë me rëndësi strategjike

Gazeta10
13 August 2023 - 15:25

Kryeministri Albin Kurtie ka quajtur lulediellin kulturë me rëndësi strategjike.

Kështu, ai njoftoi në Facebook se fermeri Shukri Sallahu ka mbjellur 30 hektarë me lulediell.

Ai tha se Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit.

“Ai produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë. Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit”, shkroi Kurti.

 “Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, shtoi kryeministri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.