
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të tolerojë krimin e organizuar në një shtet demokratik që ka policinë profesionale, raporton Gazeta10.
Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Kurti po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë 39 operacione duke arrestuar dhjetra kriminel e grupe kriminale të organizuara që kanë operuar në vend.
“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. /Gazeta10