Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti me plan pesë pikësh për shtensionimin në veri

Gazeta10
13 June 2023 - 19:08

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10                                                                                             

Paraditen e së martës, ambasadorët e shteteve të QUINT-it, i shkuan në zyrë, kryeministrit, Albin Kurti.

Pas takimit disa orësh, diplomatët ndërkombëtarë nuk pranuan të flasin për takimin e paparalajmëruar me kreun e ekzekutivit kosovar.

Mirëpo, ky i fundit thirri konferencë për media, ku prezantoi një plan pesë-pikësh, që ia ka propozuar Bashkimit Evropian, për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Kurti shtoi se janë në pritje të Brukselit për një përgjigje në lidhje me kërkesat që i ka bërë për de-përshkallëzimin e situatës.

Po ashtu, tha se të hënën ka pasur biseda telefonike me ndërkombëtarët për gjetjen e një zgjidhjeje.

Derisa, për zgjedhjet në veri, kreu i ekzekutivit shtoi se është i interesuar për organizimin e një procesi të ri, porse së pari duhet të krijohen kushte që fushata të bëhet e qetë, pa presione dhe liberale.

I pyetur nëse kryetarët e rinj të komunave veriore duhet të japin dorëheqje, ai tha se nuk do ta lejonte as nga aspekti etik, e as nga ai politik.

Kryeministri Kurti, i ka komentuar edhe sanksionet e marra nga aleatët, duke i quajtur ato, si jo fer dhe jo proporcionale.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.