Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti me video-mesazh: Sot nisem për në Paris, mund të kem takim me Vuçiqin (VIDEO)

Gazeta10
09 November 2022 - 23:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nëser do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Ai tha se gjatë kësaj vizite, pritet të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se janë dy propozime në tavolinë, një i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i preznatuar në takimin e 18 gushtit si dhe propozimi franko-gjerman, që sipas tij, e ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, tha Kurti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.