
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Procesin e Berlinit ka thënë se gazi i lirë rus është i kushtueshëm për sigurinë e Europës dhe jetët në Ukrainë, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se Europa ka nevojë për të dyjat: Energji të gjelbërt dhe të qëndrueshme.
Më tej ai ka thënë se është i nevojshëm solidariteti dhe mbështetja financiare.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në seancën e energjisë theksova se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e 🇺🇦 njerëzve. Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Kryeministri Kurti po qëndron në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit që drejtohet nga kancelari gjerman Scholz dhe ku prezent janë edhe krerët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Para pak minutash, janë nënshkruar tri marrëveshje që prekin dimensione ekonomike dhe ato të lëvizjes së lirë. / Gazeta10