Gazeta10

Kurti në Bruksel kërkon anëtarësimin në NATO, Kosova ka treguar përkushtim

Kryeministri kosovar Albin Kurti para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në aleancën e NATO-s, raporton Gazeta10.

“Kemi një vizion të qartë, kërkojmë anëtarësim në NATO, dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne. Kërcënimet, rreziqet dhe sfidat që NATO-ja, i përballon sot ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilente ndaj agjendës së dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e mirëpret besimin dhe përkushtimin tuaj për paqe të qëndrueshme dhe sigurinë”, deklaroi Kurti në konferencë për media, raporton Gazeta10.

Shefi i Qeverisë së Kosovës edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e vendit karshi anëtarësimit në NATO.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë”, theksoi Kurti një ditë para takimit me presidentin serb, Vuçiq. /Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë