Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në kongresin e VLEN-it: Integrimi i shqiptarëve nuk është humbje por fitim i madh për të ardhmen drejt NATO-s e BE-së

Gazeta10
10 Maj 2026 - 16:45

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mori pjesë mbrëmë në Shkup në Kongresin themelues të VLEN, ku mbajti një fjalim për bashkimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, integrimin rajonal dhe rëndësinë e demokracisë e antifashizmit në Ballkan.

Kurti e cilësoi bashkimin e pesë subjekteve politike shqiptare në një organizim të vetëm si një zhvillim “krejt të pazakonshëm për rajonin”, duke theksuar se politika në Ballkan zakonisht karakterizohet nga ndarjet dhe përçarjet.

Ai tha se krijimi i VLEN-it përfaqëson përgjegjësi politike dhe qytetare, si dhe një model bashkëpunimi për organizimet politike shqiptare në rajon.

Në fund të fjalimit, Kurti tha se theksoi se integrimi dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve janë kyçe për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Ballkanit.

“Me këtë bashkim këtu sot në Shkup, po e dëshmoni që VLEN-i vlen dhe VLEN-i ia vlen”, deklaroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.