
Kryeministri, Albin Kurti, në konferencë për media tha se as opozitës e as qeverisë nuk do i konvenonin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Kurti tha se as qeverisë e as opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet, derisa theksoj se opozita do i humbte ato.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, Qeverisë s’i konvenojnë se zhduket opozita”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, derisa ka folur për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, Kurti është shprehur se Kosova i ka bërë të gjitha ato që i janë kërkuar.
“Ne jemi që të hiqen masat ndaj nesh, por krejt çka na është kërkuar e kemi bërë. Kush ka besuar që do të kemi në fund të shtatorit kësi qetësie” ka theksuar Kurti./ Gazeta10.