Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti nxjerr fjalimin e tij në seancën e sotme: Duhet dakordim sa më i gjerë për presidentin unifikues

Gazeta10
06 August 2026 - 17:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë fjalimin e tij në seancën e sotme konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Facebook rikujtoi atë që e tha në foltoren e Kuvendit teksa kishte falenderuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për takimet në përpjekje për arritjen e një marrëveshje politike.

Ai ka shkruar se dakordimi sa më i gjerë dhe unifikues për presidentin është i nevojshëm.

“Zgjedhjet e 7 qershorit na u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh dot presidenti. Ne duam të ecim përpara bashkërisht. Por, na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot. Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë, sërish, drejt edhe një shpërndarje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme e të paarsyeshme, të panevojshme për qytetarët e të dëmshme për ekonominë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.