Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti paralajmëron shtim të policisë në veri: Bandat kriminale të paguara nga Serbia do të hetohen

Gazeta10
06 December 2022 - 20:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve të sotme  në veri të Kosovës, raprton Gazeta10.

Kurti ka thënë se bandat kriminale që kanë bërë këto sulme po e dinë se po iu vie fundi sepse me këto sulme doemos do të kemi edhe më shumë policë të Kosovës atje.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje.”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se këta policë do të hetojnë e ndjekin kriminelët që paguhen nga Serbia për destabilizimin që po mundohen të bëjnë.

“Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.”, ka shkruari kryeministri i vendit.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar shumë shpërthime me bomba dore në veri të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.