Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas takimit me emisarët: U dakorduam që barrikadat të hiqen

Gazeta10
13 December 2022 - 21:05

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar komunikatë për media lidhur me takimin që pati sot kryeministri i vendit, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Gazeta10.

Në komunikatë thuhet se u diskutuan hapat e mëtejmë për dialogun Kosovë-Serbi si dhe dakordimi për largimin e barrikadave.

“Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes. Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër.” , thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim  Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog.

Ndërkaq të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takim e  shoqëroi Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.