
Kryeministri i Kosovës, Albni Kurti, ka thënë se Kosova është palë konstruktive dhe kreative në dialog pas takimit me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se me Escobar kanë folur për rëndësinë dhe peshën e raporteve dypalëshe.
Më tej, ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për temat aktuale në vend si kriza energjetike, raportet me Serbinë, reformat në Kosovë.
Këtu keni statusin e plotë:
“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”, ka thënë Kurti.
Gabriel Escobar para takimit me Kurti është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Po ashtu, ai do të takojë edhe krerët e subjekteve opozitare në vend. / Gazeta10.