Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti për barrikadat: Nuk negociojmë me kriminelët, i pret arrestimi

Gazeta10
28 December 2022 - 11:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se është duke shteruar kohë për heqjen e barrikadave në veri, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë me kriminelët por do t’i arrestojnë ata.

“Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata”, tha ai.

“Por sigurisht se kjo kohë po shteron”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura disa rrugë përmes barrikadave që i kanë vendosur serbët lokal atje qe më shumë se dy javë.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.