Gazeta10

Kurti për CNN nga Ulqini: Serbia t’i largojë 48 bazat nga kufiri me Kosovën, po e presin një “dritare mundësie”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje për CNN u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë që  t’i bëjnë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën, rreth 48 sosh.

Kryeministri Kurti deklaroi se Serbia është shumë agresive, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur.

 “Është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie”, tha Kurti në CNN.

Kësisoj kërkoi nga partnerët perëndimorë që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, duke shtuar se secila ka nga 50-150 ushtarë.

“Nëse flasim nga aspekti politik, Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse”, u shpreh Kurti.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë