Lajme

Kurti për mungesën e njohjeve: Nuk i kemi premtuar në fushatë, duhet të na matni me zotimet tona

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 11:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një deklaratë interesante për mungesën e njohjeve.

Ai tha se nuk kanë premtuar njohje, andaj kritikat janë të padrejta.

“Kemi kaluar me sukses Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Jemi anëtarësuar në 10 organizata ndërkombëtare. As liberalizimin e vizave as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë, duhet të na matni me zotimet tona që kemi dhanë në fushatën e vitit 2021. Mos të bëjmë zhurmë, ku flasim sikur të shurdhër, do të iu dëgjoj të gjithëve. Më dëgjoni sepse më keni thirrur ju në raportim. Pa premtuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare, jemi anëtarësuar në 10 sosh”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.