
Kryeministri Albin Kurti ka qenë mjaft aktiv sot. Pas mbledhjes së qeverisë, ai edhe në konferencën për media ka folur për dialogun, takimet e fundit dhe vizitën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.
Duke komentuar qëndrimin e opozitës, ai me një shaka të lehtë, ka thënë që jo vetëm atë e ka marrë malli për opozitën, por edhe z. Escobar.
“Z. Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot z Escobar në takim qysh ka kalu me opozitën? Qysh e kemi opozitën? Dhe unë nuk besoj që për çështje të rëndësishme si sovraniteti, reciprociteti, dialogu me Serbinë në Bruksel kemi pozitë dhe opozitë” ka thënë ai.