
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së programit për bursistët e gjeneratës së dytë në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare, ku u mirëpriten edhe bursistët e gjeneratës së tretë.
Kurti tha se Programi për Diplomaci Qytetare është nismë e jashtëzakonshme, që sipas tij, bashkon profesionistë të rinj nga mërgata, duke iu dhënë mundësi dhe duke i frymëzuar ata që të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës.
“Qeveria jonë prej kohësh ka luajtur një rol jetik në mbështetjen, por paraprakisht mirënjohjen e rolit jetik të mërgatës dhe atë si një segment kyç i strategjisë sonë kombëtare. Diaspora jo vetëm që kontribuon ndjeshëm në rritjen tonë ekonomike, por gjithashtu sjell njohuri të vyera, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale”.
“Për më tepër, diaspora shërben si një urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, duke promovuar më të mirat e vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti,