Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë, në mënyrë të lë pasoja të përhershme në familje

Gazeta10
12 Shtator 2024 - 14:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas krimeve të kryera nga Serbia, “mjet” tjetër e ka përdorur edhe përdhunimin në mënyrë të lë pasoja të përhershme në shumë familje, raporton Ekonomia Online.

Në diskutimin e organizuar nga Medica Gjakova për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se nuk duhet të heshtim përballë këtij krimi.

Andaj, ka thënë se në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë.Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bën forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet luftë nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi”.“Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, po hedhim bashkë hapa përpara. Për herë të para, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon përkushtim nga të gjithë ne. Faleminderit Medica Gjakova dhe Medica Mondiale për këtë studim kaq të vlefshëm mbi pasojat. Bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria”, u shpreh Kurti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.