
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10
Këtij takimi i është bashkuar edhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari si dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Këto takime po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi, nuk kanë gjetur ndonjë zgjdhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës. / Gazeta10.

