Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti përkujtoi Gjingjiqin, komentuesit ia kujtojnë letrën e ish-kryeministrit për Ratko Mlladiq në vitin 1994

Gazeta10
13 March 2023 - 14:43

Shprehja e ngushëllimit të kryeministrit Kurti për kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq, ka zgjuar një varg reagimesh në Kosovë.

Shumë prej tyre e kanë kritikuar Kurtin duke thënë se kjo “qasje flet që kryeministri e njeh historinë bardhë e zi sepse Gjingjiq ishte liberal por nacionalist në raport me Kosovën”.

Hulumtuesi Fitim Salihu ka shpërndarë një shkrim të gjatë në Facebook me titullin “Përse gabon Albin Kurti kur e lavdëron Zoran Gjingjiqin?”

“Edhe katër vjet më parë Albin Kurti e kishte shkruar një status panegjirik në nderim të ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiqit dhe ish-mbretit serb, Aleksandër Obrenoviqit. Reagimin që e pata shkruar asokohe, po e risjelli sërishmi” ka shkruar ai.

Ndërsa një tjetër aktivist ka sjellë një letër të Gjingjiqit drejtuar Ratko Mladiqit në vitin 1994, por që mbetet e paverifikuar.

Ky është përkthimi i plotë i letrës, i datës 28 qershor 1994:

I nderuar Z. Gjeneral,
Në emër të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe ju personalisht, Ditën e Ushtrisë së Republikës Srpska. Ushtria e Republikës Srpska, e formuar gjatë luftës për liri, është një shembull se si një ushtri e vogël por popullore mund të ruajë me sukses shtetin dhe të mbrojë njerëzit. Pavarësisht negociatave të paqes, suksesin e së cilës ne të gjithë e dëshirojmë, na duhet një ushtri e fortë, në mënyrë që pala tjetër të heqë dorë nga synimi i saj për të vazhduar luftën. Shpresoj se populli serb, si dhe Ushtria e Republika Srpska, do ta mirëpresin Vidovdanin e ardhshëm në paqe.

Me respekt, Dr. Zoran Gjingjiq

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.