
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka kërkuar përsëri kohë shtesë për negociatat politike dhe s’ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit.
“Takimet dhe komunikimi im si subjekt fitues me partitë tjera kanë vazhduar. Marrëveshje politike s’kemi ende. Prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet, ju lus për kohë shtesë”, ka thënë Kurti.
Pas kësaj, ka pasur tensione në Kuvend dhe është ndërprerë seanca.