Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kurti po e instrumentalizon një kufomë, për ta luftuar Vuçiqin” – përplasje e ashpër Rexhaj -Matoshi

Gazeta10
17 January 2023 - 21:04

Deklratat kontradiktore të kryministrti, Kurti karshi figurës së ish-politikanit serb të vrarë pesë vite më parë në veri, ka nxitur debat mes deputeti të VV-së, Arbër Rexhaj dhe komentatorit politik, Halil Matoshi.

Deputeti Rexhaj ia kujtuar Matoshit, kohën kur ishte këshilltar i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili në një mbledhje të Qeverisë kishte mbajtur një minut heshtje për vdekjen e Iavnoviqit.

 “Ti ke qenë këshilltarëm në atë kohë a je çu një minut heshtje për Ivanoviqin. Në vitin 2018, qeveria nis mbledhjen për Ivanoviqin, në kohën e Ramush Haradinajt.  E kujton z.Matoshi këtë”, tha Rexhaj në Politiko.

Por, kjo deklaratë është kundërshtuar nga Matoshi, i cili kritikoi Kurtin duke thënë se po do ta instumentalizoj një të vdekur, për ta luftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, shkruan Gazeta10.

‘Nëse ka shku në qeveri, unë rrallë kam qenë pjesëmarrës. Nuk e di, edhe nuk është me rëndësi kjo. Kurti po do ta instrumentalizojë një të vdekur, që është moralisht e ligë. Me instrumentalizu një kufomë për me luftu Vuçiqin, edhe me ju thanë serbëve që juve ju duhet një i tillë. Ivanoviq është angazhu për Kosovë multietnike a? Ai akuzohet direkt për pjesëmarrëje në vrasje”, kundërshtoi Matoshi në Politiko.

Përplasja e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.