Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pranon urim nga Zhelyazkov, konfirmohet mbështetja e Bullgarisë për Kosovën

Gazeta10
19 February 2025 - 15:40

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu bullgar, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.

“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

Më këtë rast, ai ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme bullgare për Kosovën dhe ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të vendit tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.