
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe të prirë nga ambasadori Jonathan Hargreaves.
Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe për programin politik të VV-së.
“Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për programin tonë politik të cilin po e prezantojmë gjatë kësaj fushate. Diskutimet përfshinë gjithashtu mënyrat për të përmirësuar komunikimin me zgjedhësit dhe për të siguruar një fushatë efektive dhe transparente”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Postimi i plotë:
Në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e mirëpritem delegacionin e Ambadadës së Britanisë së Madhe të prirë nga ambasadori Jonathan Hargreaves.
Delegacioni u mirëprit nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! njëherazi Kryeministri Albin Kurti, Nënkryetarja e Dytë Mrika Limani Myrtaj, Sekretari Organizativ Alim Rama, Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare Hajrulla Çeku, dhe Anëtari i Kryesisë dhe Shefi i Shtabit Zgjedhor Besnik Bislimi.
Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për programin tonë politik të cilin po e prezantojmë gjatë kësaj fushate. Diskutimet përfshinë gjithashtu mënyrat për të përmirësuar komunikimin me zgjedhësit dhe për të siguruar një fushatë efektive dhe transparente.