Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pret nominime për Çmimet e Vullnetarizmit: Ka shumë qytetarë që angazhohen vullnetarisht, kjo meriton të promovohet e falënderohet

Gazeta10
08 Shtator 2024 - 15:06

Kryeministri Albin Kurti njoftoi për një nismë që të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vulletarisht.

Në një video të publikuar në Facebook, Kurti tha se “në Kosovë ka shumë qytetarë që angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë” dhe se “këto kontribute meritojnë të promovohen dhe falënderohen”.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që t’i nominojnë “të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet “në dhjetor”, tha kryeministri në video.

Afati për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit është deri më 30 shtator 2024, përmes organizatës TOKA, siç shkroi ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.