Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti priti në takim ambasadorin e Tajlandës në Budapest, u diskutua për thellmimin e marrëdhënieve

Gazeta10
04 Tetor 2022 - 12:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Tajlandës në Budapest z.Nipon Perchpornprapas, ku ndër të tjera kanë diskutuar për thellimin e raporteve, raporton Gazeta10.

Kurti ka theksuar progresin ekonomik si dhe ka folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se është biseduar edhe për marrëveshjet me interes reciprok dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Tajlandës në Budapest, z.Nipon Petchpornprapas.

Duke theksuar progresin demokratik dhe indikatorët pozitiv ekonomik në vendin tonë, Kryeministri Kurti foli për mundësitë për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, në shkëmbime tregtare dhe kulturore.

Ambasadori Petchpornprapas shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave në agrikulturë dhe shëndet publik.

Në takim u theksua potenciali dhe vullneti i të dyja shteteve për thellim e zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.

U bisedua për marrëveshjet me interes të ndërsjellë, si ajo për bashkëpunim ekonomik, si dhe për mbrojtje dhe nxitje të investimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.