
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.
Kurti shprehu gatishmërinë për të forcuar më tutje marrëdhënien mes dy shteteve, transmeton Gazeta10.
Gjatë takimit, raportohet se u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri Kurti potencoi se mirëpret përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm.
Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ministrive përkatëse të drejtësisë, për aktivitetet e shumta që kanë të bëjnë me kulturën dhe sportin, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm në diplomacinë publike./Gazeta10