Gazeta10

Kurti publikon vendimet e fundit të qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar vendimet e fundit që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta10.

Kurti ka njoftuar se qeveria që ai drejton ka miratuar sot në mbledhjen e 92-të, 17 vendime të cilat prekin fusha të ndryshme.

“Emëruam bordet e drejtorëve në katër ndërmarrje publike qendrore. NP “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”, KRU Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren, KRU Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë dhe KRU Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj. Shkarkuam bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Ndër disa vendime që janë miratuar sot është edhe Pakoja për Ringjalljen Ekonomike si dhe ndarja e 40 milion eurove mbështetje për ndërmarrjen publike KOSTT.

Këtu keni statusin e plotë:

“Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam 17-të vendime.

Për zbatimin e projekteve kapitale në komunat Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë, rialokuam 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal.

Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, shfuqizuam 17 vendime të mëparshme për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.

Caktuam zonat e mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.

Për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve miratuam udhëzim administrativ.

Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.

Emëruam bordet e drejtorëve në katër ndërmarrje publike qendrore. NP “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”, KRU Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren, KRU Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë dhe KRU Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj. Shkarkuam bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emëruam bordin e përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Ndamë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT Sh. A. për përmbushjen e obligimeve që ka Republika e Kosovës ndaj ENTSO-E.

Ndamë 600.000 euro për mbështetjen e prodhuesve vendor.

Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, miratuam plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, bëhet 7.4 milionë.

Për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021 dhe Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kërkuam nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë