Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Regjimi autokrat në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës

Gazeta10
04 March 2024 - 10:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

Kurti dha një koment edhe rreth rrjeteve sociale dhe lajmeve të rreme, të cilat po shpërndahen, gjë të cilën ai e quajti “lufte hibride”.

“Është kënaqësi që ky event na ka bashkuar sot, qe të diskutojmë tema të rëndësishme për vendet tona. Ne duhet të promovojmë vlera në dialog. Me gjithë se interneti ka lidhur miliarda njerëz po shohim se e njëjta teknologji dhe e mjëjta platfomë, cdokush me nje llogari në media sociale mund të shpërndajë narrativat e saj, kjo ka bërë që tendeca për të kulluar ato që nuk i përforcojmë por ne shohim fushata të dezinformimit që nuk bazohet në fakte por në lajme të rrëme, pra luftë hibride”, tha Kurti.

Kurti, tha se presidenti i Rusisë, siç e quajti ai “Putini despotik”, veçse i ka trimëruar autokratët e tij.

“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.