Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Serbia po tenton t’i frikësojë serbët në veri të mos marrin pjesë në zgjedhje

Gazeta10
18 April 2023 - 11:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve me 23 prill.

Ai është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast, ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

Këto komente Kurti i ka bërë pas vendosjes së gurëthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.