Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti shkon në veri, vendos gur themelin e një stacioni policor

Gazeta10
10 September 2024 - 13:27

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.

I shoqëruar nga ministrat, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gur themelin e një stacioni policor.

Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para mediave pas përfundimit të kësaj ceremonie.

Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e paralajmëruar në agjendën e kryeministrit për datën 10 shtator.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.