Lajme

Kurti shkruan në ‘X’: Kërkova llogari për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 10:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Kurti ka thënë se ka kërkuar llogari për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.

“E përgëzova për rolin e ri dhe rikonfirmova përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave tona për anëtarësim. Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas, Komisioneren Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me frikësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike dhe bëra thirrje për llogaridhënie”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.