Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazmi Mikullovcit

Gazeta10
03 March 2023 - 10:33

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të Trepçës, Nazmi Mikullovcit, raporton Gazeta10.

Ai në Facebook ka thënë se emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

Tutje theksoi se Nazmi Mikullovci ishte përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Teksa tha se për të ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

“Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj. Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës. Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë”, shkroi Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.