Lajme

Kurti shqiptarëve në New Jersey: Avionët e NATO’s e çliruan Kosovën pas 87 viteve të okupimit serb

Gazeta10
29 Shtator 2024 - 23:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po qëndron në SHBA fundjavën e ka ndarë për takime me diasporë. shqiptare atje. Të dielën, në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të New Jerseyt, Kurti ka mbajtur një fjalim para pjesëmarrësve.

“Me shumë entuziazëm në takimin me bashkatdhetarë në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të Neë Jerseyt” shkroi Lëvizja Vetëvendosje kur shpërndau videon.

Aty Kurti ka përmendur rëndësinë e ndërhyrjes së NATO’s për çlirimin e Kosovës, ndërsa ka folur edhe për Reçakun si moment vendimtar për ndërhyrjen e NATO’s.

Kurti ka thënë se ndërhyrja e NATO’s dhe avionët e saj e çliruan Kosovën 87 vjet nga okupimi i saj. Kurti ka përmendur edhe Ushtrinë Çlirimtare.

Në tubim ka marrë pjesë edhe Ambasadori William Walker.

“E vërteta nga deklarata e William Woker, në Reçak të Shtime më 15 janar 1999, e tronditi dhe e ndërgjegësoi jo vetëm diplomacinë botërore, por edhe opinionin publik ndërkombëtar që ishte moment vendimtar që më pas solli edhe ndërhyrjen e NATO’s për t’i dalë zot Kosovës dhe njerëzve që kishin përballlë gjenocidit të Serbisë, njerëz që kishin në krah UÇK-së, por në atë rast edhe avionët e NATO’s për të na nxjerr nga ajo krizë humanitare dhe për ta çliruar Kosovën pas 87 vteve të okupimit të saj”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.