Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti s’pranon të flas për raportet me SHBA-në dhe presidenten Osmani

Gazeta10
10 July 2024 - 10:45

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia morën pjesë në përurimin e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në QKUK.

Aty Kurti është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri refuzoi të përgjigjet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë.

“Cili është raporti yt me amerikanët sepse ka vlerësime se më shumë po i besojnë presidentes për bashkëpunim sesa juve?”, ishte pyetja që mori Kurti.

 “Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti.

Kujtojmë se veprimet e Qeverisë Kurti shpeshherë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.